Gazetari: Si u blenë votat me kokainë në Durrës, u shpërndanë 25 kg drogë

Shqipëria

Gazetari: Si u blenë votat me kokainë në Durrës, u shpërndanë 25 kg drogë

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 22:45
Gazetari Lavdrim Lita

Gazetari Lavdrim Lita ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me punën e kryer nga SPAK për goditjen e grupeve kriminale dhe zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion.

Lita u ndal edhe te krimet zgjedhore, të cilat janë gjithashtu në fokusin e SPAK. Gazetari tha se në vitin 2023, në Durrës janë blerë vota në radhët e përdoruesve të drogës, duke shpërndarë kokainë. Sipas tij, 800 përdoruesve u janë dhënë në total 25 kilogramë kokainë për të votuar për Partinë Socialiste.

“Kokat e krimit nuk jetojnë prej kohësh në Shqipëri dhe nuk ka asnjë mënyrë që t’i kapin në muajt në vijim. Një pjesë e madhe e tyre nuk janë këtu. Kokat e krimit, po them, ata të cilët marrin vendime të mëdha për spostimin e mijëra votave. Siç ka ndodhur edhe në vitin 2023 në Durrës, ku bliheshin vota me kokainë. Kishin targetuar 800 përdorues në Durrës dhe blinin vota duke u dhënë nga 1 deri në 4 doza.

Bëhet fjalë për 25 kilogramë kokainë që janë shpenzuar vetëm për përdoruesit e drogës në Durrës për të blerë vota. Mendoj se kokat e krimit po distancohen edhe nga politika, pasi garancitë për t’u mbrojtur nga politika nuk janë më,” tha Lita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat