Beçi: Si SPAK peshkoi Jurgis Çyrbjan dhe e hodhi në grackë

Shqipëria

Beçi: Si SPAK peshkoi Jurgis Çyrbjan dhe e hodhi në grackë

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 22:56
Ish-prokurori Eurgen Beçi

Ish-prokurori Eurgen Beçi ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me rastin e arrestimit të ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Beçi shpjegoi mënyrën se si Prokuroria e Posaçme peshkoi Çyrbjan, duke e pyetur fillimisht vetëm për një kallëzim të bërë për shpërdorim detyre gjatë kohës kur ai ishte drejtues i Kadastrës së Durrësit.

Kjo bëri që deputeti të jepte dorëheqjen për të shpallur moskompetencën nga SPAK dhe për t’u hetuar nga Prokuroria e Durrësit. Por sipas Beçit, në momentin e fundit, prokuroria i njoftoi se ai ishte nën hetim dhe për përgjimet e platformës SKY, ku rezultonte se kishte dekonspiruar aksionet e policisë dhe kishte informuar krerët e bandave kriminale në Durrës.

“Ajo ishte një strategji që Prokuroria e Posaçme e trajtoi shumë mirë dhe arriti të ketë sukses në ‘peshkimin’ e personit në fjalë. Prokuroria e thirri këtë person dhe e pyeti vetëm për veprimtarinë e tij si ish-punonjës i Kadastrës në Durrës. Ai mendoi se bëhej fjalë vetëm për një rast të shpërdorimit të detyrës. Konsultat me ligjin dhe me avokatin e tij mund ta kenë çuar në përfundimin se, duke dhënë dorëheqjen, nuk do të gjykohej më nga SPAK-u, por nga Prokuroria e Durrësit. Por gaboi në këtë llogaritje, pasi Prokuroria e Posaçme e ‘peshkoi’. Pas dorëheqjes, SPAK i tha se kishte ‘harruar’ ta pyeste për SKY ECC. Pra, kjo ishte një strategji e suksesshme e SPAK,” tha Beçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat