Aksident/ Makina përplas për vdekje këmbësorin 70-vjeçar

Shqipëria

Aksident/ Makina përplas për vdekje këmbësorin 70-vjeçar

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në rrugën Delvinë-Kardhiq, pranë fshatit Fushë Vërri.

Mësohet një automjet ka përplasur një banor, i cili po ecte në rrugë.

Për pasojë 70-vjeçari ka humbur jetën në vend, ndërsa policia shoqëroi drejtuesin e mjetit.

Ndërkohë policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat