Rama ndan mesazhin nga takimi me diasporën në New York: Falenderime për mikpritjen vëllazërore

Shqipëria

Rama ndan mesazhin nga takimi me diasporën në New York: Falenderime për mikpritjen vëllazërore

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 08:13
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një pjesë të fjalës së tij të mbajtur në tubimin e 26 tetorit, me diasporën shqiptare në New York.

Teksa i falederon të pranishmit për mikpritjen vëllazërore, në fjalën e postuar, Rama shprehet se diaspora duhet të bëhet garante me pjesëmarrjen në zgjedhje që Shqipëria të mos kthehet mbrapa.

“Mirëmëngjes  dhe me këtë mesazh nga takimi i djeshëm në New York, duke u përcjellë falenderimet më të ndjera të gjithë pjesëmarrësve në takim për mikpritjen e tyre vëllazërore, ju uroj të gjithëve ju të diel të paqtë”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

Rama ishte prituar atje edhe me protesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat