Aksident në Sarandë, humb jetën 72-vjeçari

Shqipëria

Aksident në Sarandë, humb jetën 72-vjeçari

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Një 72-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Sarandë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth  orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj.

Këmbësori 72-vjeçar u përplas nga një “Benz”, që drejtohej nga një 63-vjeçar. Ky i fundit, dyshohet se humbi kontrollin e makinës, duke përplasur edhe një automjet tjetër.

Si pasojë e aksidentit, 72-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës.

Drejtuesi i automjetit, 63-vjeçari u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat