Humb jetën 31-vjeçari në Tiranë, ra nga kati i pestë i pallatit

Shqipëria

Humb jetën 31-vjeçari në Tiranë, ra nga kati i pestë i pallatit

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë. Policia e kryeqytetit njofton se ky shtetas, mbrëmjen e së shtunës, në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, është gjetur i shtrirë në sheshpushimin e një pallati.

Menjëherë me marrjen e njoftimit është formuar një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe nga kryerja e veprimeve hetimore, dyshohet se 31-vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit.

31-vjeçari është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë.

Grupi i posaçëm hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat