Nga përdorimi i alkoolit te shkelja e rregullave, Policia Rrugore bën bilancin, ja numri i të arrestuarve

Shqipëria

Nga përdorimi i alkoolit te shkelja e rregullave, Policia Rrugore bën bilancin, ja numri i të arrestuarve

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 11:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar bilancin javor të punës së saj, ndërsa janë arrestuar dhe proceduar penalisht 26 drejtues mjetesh dhe janë vendosur mbi 12 mijë gjoba, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se nga 26 Arrestime dhe procedime penale, 6 janë për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit. Gjithashtu raportohet se një drejtues mjeti u procedua për korrupsion aktiv.

Shifrat:

•  6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.(arrestuar).

•  6 persona për pa leje drejtimi.

•  12 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

•  1 person u procedua për korupsion aktiv.

•  1 person u procedua ne gjendje arresti per vepren penale “Drejtimi i mjetit ne menyre te parregullt” ( Nen ndikimin e lendeve narkotike).

Ndërkohë lidhur me masat administrative, nga 12402 të tilla, 8736 janë vendosur për qëndrim të gabuar. Policia njoftoi se 408 gjoba janë vendosur për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 721 për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

 Masat administrative:

•  12.402 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,771 në ditë.

•  52 masa për xhama të zinj.

•  408 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

•  260 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

•  721 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

•  12 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

•  424 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

•  8.736 masa për qëndrim të gabuar.

•  779 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Përgjatë javës që sapo u mbull, Policia ka pezulluar gjithashtu lejet e drejtimit, por edhe ka bllokuar automjetet.

 Pezullime dhe bllokime:

•  20 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

•  82 raste për tejkalim shpejtësie.

•  40 raste të ndryshme

 15 automjete u bllokuan, përfshirë 6 automjete prove materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat