31-vjeçari u hodh nga kati i pestë i pallatit/ Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ja çfarë dyshohet

Shqipëria

31-vjeçari u hodh nga kati i pestë i pallatit/ Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ja çfarë dyshohet

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë, që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Deri në këtë fazë hetimi, policia dyshon se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Mario Rroshi 31 vjeçari ka ardhur me një monopatimë që e ka lënë poshtë pallatit te ambulanca në rrugën e Kavajës.

Aty sipas policisë është ngjitur në sheshpushimin e katit të 5, ka lënë xhupin në shkallët e pallatit dhe është hedhur. Ka dyshime se vuante nga depresioni.

Sipas të gjitha hetimeve deri më tani, i riu nga ka pasur konflikte. Edhe dy prindërit e tij, në dëshminë që kanë dhënë nuk kanë deklaruar për konflikte që mund te jetë pasur djali i tyre.

Megjithatë policia po vijon hetimet për të zbardhur të plota shkaqet e kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat