Në hyrje të portit të Durrësit po protestohet nga opozita dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, kundër kontenierëve që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, dhe që pritet të mbërrijnë mëngjesin e së hënës në këtë port.
Një prej të pranishmëve në protestë tha se mbetjet kimike duhet të trajtohen sipas protokolleve.
“Ato janë të dëmshme, nuk zgjedhin, dëmtojnë shëndetin e gjithkujt.
Naj dhe sot ne protestojmë, të gjithë qytetarët duhet të protestojnë”, tha ai.