Protesta për mbetjet e rrezikshme/ Bylykbashi thirrje të fortë ndaj Prokurorisë: Të sekuestrojë konteinerët

Shqipëria

Protesta për mbetjet e rrezikshme/ Bylykbashi thirrje të fortë ndaj Prokurorisë: Të sekuestrojë konteinerët

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 12:48
Nënkryetari i PD, Oert Bylykbashi u shpreh se prokuroria duhet të ishte këtu për të sekuestruar kontinierët.

Në hyrje të portit të Durrësit po protestohet nga opozita dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, kundër kontenierëve që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, dhe që pritet të mbërrijnë mëngjesin e së hënës në këtë port.

Nënkryetari i PD, Oert Bylykbashi u shpreh se prokuroria duhet të ishte këtu për të sekuestruar kontinierët.

Bylykbashi është shprehur se kjo është një skemë krimi gjigande dhe ky port është përbashkues i interesave të politikës dhe krimit.

“Mbetjet toksike po vijnë në Portin e Durrësit dhe e bëmë këtë protestë për të caktuar qartë qëndrimin jo vetëm të PD por edhe të qytetarëtve të Durrësit dhe Shqipërisë që janë kundër këtyre mbetjeve. Kjo është një skemë krimi gjigande dhe ky port është përbashkues i interesave të politikës dhe krimit. Porti është grabitur për të ja dhënë mikut të Ramës dhe kur ndodh kjo asgjë nuk mund ta pengojë kalimin e mbetjeve toksike.

Këto mbetje u pikasën nga Rrjeti i Baselit dhe zbuluan skandalin duke i bllokuar në një vend tjetër dhe po i kthejnë pas për të helmuar shëndetin e qytetarëve të Shqipërisë.

Ajo që na shqetëson ne përveç mungesës së transparencës është shëndeti dhe rreziku i saj nga këto mbetje toksike. Ky është prokuroria që duhet të jetë këtu e gatshme për të sekuestruar kontinerët dhe të arrestojë personat që janë përfshirë drejtpërdrejtë këtu deri te ministrat.”- tha Bylykbashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat