U arrestuan në magazinën me kanabis, Gjykata cakton masën e sigurisë për 4 personat! Ja vendimi që u mor për ta

Shqipëria

U arrestuan në magazinën me kanabis, Gjykata cakton masën e sigurisë për 4 personat! Ja vendimi që u mor për ta

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Gjykata e Korçës ka caktuar masën arrest me burg për 4 të arrestuarit e operacionit “Voskopi”, të cilët kishin kthyer një magazinë në ambiente për përpunimin e lëndës narkotike.

Masa arrest me burg u vendos për Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj.

Për këta shtetas rëndojnë akuzat  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, ”Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Moskallëzim Krimi”.

Tre ditë më parë në një magazinë në pronësi të Andon Demirshan nga fshati Voskop u gjetën dhe u sekuestruan 195 kg lëndë narkotike Canabis Sativa,1 armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.

Policia ndërkohë ka shpallur në kërkim edhe një tjetër shtetas i identifikuar si Sadriano Duçi që sipas policisë dyshohet të jetë “koka” e grupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat