Ministri Hasani viziton shkollën me titullin ‘Ambasador i Kombit’ në New York, shpërndan 300 abetare për nxënësit

Shqipëria

Ministri Hasani viziton shkollën me titullin ‘Ambasador i Kombit’ në New York, shpërndan 300 abetare për nxënësit

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 15:48
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka vizituar këtë të diel shkollën shqipe “Alba Life” në New York, një institucion që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka zbuluar se ka shpërndarë 300 abetare për nxënësit, si mbështetje simbolike në rrugëtimin e tyre drejt mësimit të gjuhës amtare.

“Kënaqësi e veçantë të vizitoja shkollën shqipe “Alba Life” në New York – një institucion që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare.

Në këto 17 vite, kjo shkollë ka qenë shembull frymëzues i bashkëpunimit dhe përkushtimit në arsim, duke fituar me meritë titullin ‘Ambasador i Kombit’ 📚. Me këtë rast, shpërndava 300 abetare për nxënësit, si mbështetje simbolike në rrugëtimin e tyre drejt mësimit të gjuhës amtare.

Falënderime nxënësve për mikpritjen në këtë tempull të dijes kuq e zi dhe stafit të shkollës për përkushtimin ndaj edukimit të brezave të rinj me dashuri për gjuhën dhe Shqipërinë”, ka shkruar Hasani krahas videos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat