Një 61-vjeçar është gjetur pa shenja në Korçë, konkretisht në lagjen e njohur si “Çezma e Amzës”.
Policia ka bërë të ditur se nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
“Rreth orës 15:12, në lagjen nr. 12, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi D. Zh, 61- vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune”.
“Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 61-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.