Gjendet i vdekur një 61-vjeçar në Korçë, policia nis hetimet

Shqipëria

Gjendet i vdekur një 61-vjeçar në Korçë, policia nis hetimet

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Një 61-vjeçar është gjetur pa shenja në Korçë, konkretisht në lagjen e njohur si “Çezma e Amzës”.

Policia ka bërë të ditur se nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

“Rreth orës 15:12, në lagjen nr. 12, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi D. Zh, 61- vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune”.

“Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 61-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat