Një pallat është përfshire nga flakët mbrëmjen e sotme në Lezhë, duke detyruar banorët të dalin të gjithë nga ndërtesa.
Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në automatet e ndërtesës.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por përhapja e tymit dhe flakëve ka qenë e menjëhershme duke shkaktuar panik te banorët, të cilët kanë dalë jashtë ndërtesës.