Përfshihet nga flakët dhe tymi një pallat në Lezhë, banorët dalin jashtë godinës! Ja çfarë dyshohet se shkaktoi zjarrin

Shqipëria

Përfshihet nga flakët dhe tymi një pallat në Lezhë, banorët dalin jashtë godinës! Ja çfarë dyshohet se shkaktoi zjarrin

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Një pallat është përfshire nga flakët mbrëmjen e sotme në Lezhë, duke detyruar banorët të dalin të gjithë nga ndërtesa.

Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në automatet e ndërtesës.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por përhapja e tymit dhe flakëve ka qenë e menjëhershme duke shkaktuar panik te banorët, të cilët kanë dalë jashtë ndërtesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat