Reduktohet kostoja dhe koha, Kumbaro ndan pamjet: Historike, 6 fluturime direkte nga Italia në aerodromin e Gjirokastrës

Shqipëria

Reduktohet kostoja dhe koha, Kumbaro ndan pamjet: Historike, 6 fluturime direkte nga Italia në aerodromin e Gjirokastrës

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 09:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka ndarë pamjet nga aerodromi i Gjirokastrës, që tashmë është në funksion të fluturimeve sportive turistike direkte nga Italia.

“Një ngjarje historike për aerodromin e Gjirokastrës në të cilin për herë të parë u kryen gjashtë fluturime direkte nga Italia, duke reduktuar kostot, kohën dhe duke e bërë Gjiron një destinacion ekskluziv për fluturimet sportive e turistike”, thuhet në postimin e Kumbaros në rrjetet sociale.

Vendosja në funksionim e këtij aerodromi, ka ndikim të rëndësishëm në jetën social-ekonomike të rajonit të Gjirokastrës.

Rijetësimi i aerodromit të Gjirokastrës i vjen në ndihmë zhvillimit të biznesit prodhues dhe tregtar që operon aktualisht në këtë zonë si dhe shkëmbimeve në fusha të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat