“Bomba” e Alfred Cakos, Metën mund ta eliminojnë, kush i luajti fijet brenda SPAK për ta arrestuar!

Shqipëria

“Bomba” e Alfred Cakos, Metën mund ta eliminojnë, kush i luajti fijet brenda SPAK për ta arrestuar!

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 10:50
Alfred Cako

Në botën e politikës shqiptare, intrigat dhe skandalet shpesh janë pjesë e pandarë e lojës së pushtetit.

Një nga figurat më të kontestuara, ish-presidenti Ilir Meta, është në qendër të një situate të re dhe të tensionuar. Për të komentuar këtë situatë dhe aktualitetin politik në Shqipëri, media bisedoi me konspiracionistin dhe teoricienin e njohur, Alfred Cako, i cili ka bërë disa akuza të forta.

Gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, zoti Cako ka zbuluar se prangosja e Metës është pjesë e një plani më të gjerë për ta eliminuar nga skena politike. Pyetjet rreth rolit të SPAK dhe spekulimet për ndikime brenda këtij institucioni shtojnë edhe më shumë misterin.

Kjo situatë ngre dilema për pasojat morale dhe juridike që shpallja “non-grata” e Metës nga SHBA do të kishte në procesin e arrestimit të tij. A është kjo një lojë e rrezikshme e politikës, apo një nevojë për drejtësi? Kjo interviste e teoricienit Cako e mbushur me detaje, do të hedhë dritë mbi këto zhvillime dhe do të shqyrtojë implikimet e mundshme për të ardhmen e politikës shqiptare.

Zoti Cako, ish-presidenti Ilir Meta është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Çfarë ndikimi mund të ketë arrestimi i Metës mbi stabilitetin politik në Shqipëri dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare?

Së pari, Ilir Meta, prej administrimit korruptiv që pati si zyrtar i shtetit; së dyti nga që shqiptarët nuk kanë ndërgjegje të lartë që të kuptojnë se tash me fuqizimin e SPAK, nën drejtimin 100% prej të huajve, jeta e tyre do të bëhet më e vështirë; së treti, turmat dhe militantët nuk rriskojnë dhe sakrifikojnë për modelin dhe idhullin e tyre kur ai dergjet i pafuqishëm. Ndërsa ndërkombëtarët janë ideatorët e arrestimit dhe e mbështesin atë mediatikisht, kështu që arrestimi i Metës do të fashitet. Unë dyshoj se edhe arrestimi i tij në një makinë që si mbylleshin dyert automatikisht mund të jetë e organizuar me kallauz, çka e gjeti Metën të papërgatitur.

A rrezikon që Ilir Meta të shpallet “non-grata” nga SHBA?

Shpallja “non-grata” e Ilir Metës nga USA nuk do të jepte pasoja morale dhe juridike, veçse para arrestimit dhe jo tash.

Si i interpretoni kërcënimet e tij ndaj prokurorëve të SPAK-ut, dhe a besoni se këto mund të ndikojnë në procesin hetimor?

Ilir Meta e rëndon dënimin me këto kërcënime pa pasoja mbi të kërcënuarit. Ai që ka forcë reagon me vepra dhe nuk flet ashtu. Nëse do të isha si Meta nuk do të mbrohesha dhe nuk do ta njihja SPAK-un dhe Gjykatat e Posaçme por ai nuk ka kurajo ta bëjë këtë gjë, pasi mendon se do lehtësojë dënimin e tij kur në fakt avokatia e tij nuk do japë asnjë ndikim, pasi fati i tij është i vulosur nga ndërkombëtarët dhe Aleksandër Sorosi me shokë.

Duke marrë parasysh akuzat për pastrim parash, korrupsion dhe deklarim të rremë, sa vite burg rrezikon Ilir Meta sipas ligjeve shqiptare dhe si mund të ndikojë kjo në karrierën e tij politike në të ardhmen?

Ky është një gjyq sa politik aq dhe i zakonshëm. Nëse Ilir Meta do t’ju shërbente si jesmen ndërkombëtarëve dhe ai do të ishte i vlefshëm në llogaritë e tyre, ata mund ta quanin në ndonjë rast edhe “burrë shteti”. Pra lufta kundër tij është e paprinciptë. Ndërkombëtarët duan pushtet absolut dhe mbi opozitën, ashtu si me krahun e majtë dhe ata do përpiqen ta kontrollojnë edhe këtë krah në këto zgjedhje e më pas. Dënimi i Metës është subjektiv dhe unë s’mund ta parashikoj dot sepse nuk jam në rrethin e atyre që vendosin dhe as jurist kopetent. Por druaj se Ilir Meta vetëm pleqërinë e thellë mund ta jetojë i lirë, nëse do ta lejojnë dhe për të jetuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat