Motori përplaset me zetorin, plagoset rëndë një 30-vjeçar në Lezhë

Shqipëria

Motori përplaset me zetorin, plagoset rëndë një 30-vjeçar në Lezhë

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të rëndë paraditen e sotme në Lezhë.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ndodhi rreth orës 09:30, në fshatin Dajç.

Një motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 30 vjeç, është përplasur me mjetin bujqësor zetor me drejtues shtetasin G. D. Si pasojë është dëmtuar shtetasi F. M., i cili është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat