Xhafaj detaje për komisionin Anti-korrupsion: Do punojmë me ekspertë vendas e të huaj! Procedura që do ndiqet

Shqipëria

Xhafaj detaje për komisionin Anti-korrupsion: Do punojmë me ekspertë vendas e të huaj! Procedura që do ndiqet

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 12:15
Fatmir Xhafaj

Kreu i komisionit anti-korrupsion, Fatmir Xhafaj, por jep një konferencë për shtyp në lidhje me punën e komisionit parlamentar Anti-Korrupsion.

“Përkundër çdo kritike që nuk ka munguar këto kohë, kemi pritur me padurim këtë moment sepse donim të dilnim me një bilanc konkret të punës së bërë.

Sipas parashikimit në rezolutë për ngritjen e komisionit jemi në fazën e 1, përpilimi i dokumentit analitik. Draft për mirëqeverisje, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit.

Po projektojmë një proces të gjerë konsultimi.

12 tryeza diskutimi, ku do marrin pjesë grupet e interesit, biznesi, profesionistë etj.

Do të organizohen forumet e dialogut qytetar për problemet e ndjeshmet për ta, që do zhvillohen në nivel vendor dhe në universitete.
Drafti do të konsultohet me grupet e interesit dhe institucionet.

Draft- dokumenti analitik do u jepet edhe ekspertëve dhe konsulentëve ndërkombëtar për të konsultuar përputhshmërinë me rekomandimet e BE dhe legjislacionin.

Në përfundim, gjithçka e konkluduar do u jepen grupeve të ekspertëve për ti pasqyruar në draft, që do t’i kalojë më tej komisionit për diskutim.

Një proces kaq kompleks ka nevojë për ekspertë vendas e të huaj. Ekspert i nivelit të lartë që do funksionojë si i pavarur.
Aktualisht 670 ekspertë të propozuara nga institucionet e pavarura, universitetet, shoqëria civile dhe biznesi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat