Koçiu: 50% e buxhetit të shëndetësisë shkon për rimbursimin e barnave të tyre

Shqipëria

Koçiu: 50% e buxhetit të shëndetësisë shkon për rimbursimin e barnave të tyre

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 12:16
Albana Koçiu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu është shprehur sot se 50% e buxhetit të shëndetësisë shkon për rimbursimin e ilaçeve për të moshuarit.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu shkruan se kujdesi për të moshuarit është objektiv i kësaj qeverie.

“Nga janari, deri në shtator 2024, 50% e buxhetit për shëndetësinë është investuar në rimbursimin e barnave për të moshuarit, duke u siguruar atyre akses të plotë në medikamentet e nevojshme pa barrën e kostove.

Kujdesi për ta është objektiv yni”, thuhet në postimin në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat