Grabitje në një supermarket në Lezhë, vidhet kasaforta me mbi 30 milionë lekë brenda

Shqipëria

Grabitje në një supermarket në Lezhë, vidhet kasaforta me mbi 30 milionë lekë brenda

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Një supermarket në Ishull Lezhe ka rënë pre e grabitjes.

Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas mesnate ku është vjedhur kasaforta e maketit. Paraprakisht dyshohet se në kasafortë kanë qenë rreth 30 milionë lekë të vjetra.

Po ashtu të njëjtat burime tregojnë se personat të cilët kanë kryer grabitjen, janë futur nga hyrja e pasme marketit  duke thyer derën e pasme të marketit.

Janë kamerat e sigurisë të cilët mund të identifikojnë autorët e kësaj ngjarje e cila ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat