Grabitet një supermarket gjatë natës në Lezhë, autorët vjedhin 3 milionë lekë të reja

Shqipëria

Grabitet një supermarket gjatë natës në Lezhë, autorët vjedhin 3 milionë lekë të reja

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Një grabitje ka ndodhur në një supermarket në Lezhë.

Mësohet se janë grabitur rreth 3 milionë lekë të reja.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, ku sipas informacioneve, disa persona kanë hyrë me forcë nga dera e pasme e marketit dhe kanë vjedhur kasafortën.

Pritet që të hapen kamerat e zonës për të bërë të mundur identifikimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat