Sherri mes deputetëve, Nallbati goditi Vullnet Sinën në Parlament/ GJKKO pushon hetimet me kërkesë të SPAK

Shqipëria

Sherri mes deputetëve, Nallbati goditi Vullnet Sinën në Parlament/ GJKKO pushon hetimet me kërkesë të SPAK

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 13:12
Fatmir Xhafaj

Fatmir Xhafaj ndau sot në një konferencë për shtyp me gazetarët detaje për ngritjen e Komisionit Anti-Korrupsion.

I pyetur nëse “ky komision do të ketë për qëllim të amnistojë një sërë veprash penale të lehta të konsideruara për politikanë e zyrtarë të lartë nën hetim nga SPAK apo të dënuar nga gjykata e posaçme”, Xhafaj tha se Komisioni Anti-Korrupsion nuk ka për detyrë të amnistojë askënd.

“Ky komision nuk ka për detyrë të amnistojë askënd, nuk ka këtë qëllim , nuk kemi marrë përsipër të ndërmarrim diçka të tillë”, tha Xhafaj.

Gjithashtu Xhafaj tha se grupi i posaçëm për ngritjen e Komisionit është konsultuar me ndërkombëtarët, ndërsa theksoi se “Komisioni nuk bën luftë, por ligje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat