Nxënësit e 9-vjeçares bëhen viktima të substancave psikotrope, Gëzim Tushi ngre shqetësimin

Shqipëria

Nxënësit e 9-vjeçares bëhen viktima të substancave psikotrope, Gëzim Tushi ngre shqetësimin

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 14:34
Sociologu, Gëzim Tushi

Sociologu, Gëzim Tushi në një intervistë televizive u shpreh se nxënësit po bëhen viktima të substancave psikotrope.

Fjala e tij:

"Tani kanë filluar edhe shkollat 9 vjeçare në nivele më të ulëta kanë filluar të përdorin substanca të tilla psikotrope. Po kështu pastaj edhe në shkollën e mesme apo më lart.

Sasia dhe intensiteti i përdorimit të tyre është në rritje. Kjo shoqëri është bërë një shoqëri e rrezikut dhe mesa duket të parët që janë më të rrezikuarit nga të gjithë janë fëmijët.
Është një situatë alarmante, është një situatë që duhet vlerësuar seriozisht sepse nxënësit po bëhen viktima të këtyre substancave".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat