Bylykbashi: Mosbindje civile, s’mund të pranojmë zgjedhje farsë që diktohen nga…

Shqipëria

Bylykbashi: Mosbindje civile, s’mund të pranojmë zgjedhje farsë që diktohen nga…

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 18:30
Kuvendi

Mosbindja civile do të vazhdojë, duke mos lejuar normalitet në sallën e Kuvendit, por jo vetëm. Paralajmërimi është bërë nga nënkryetari i PD-së, deputeti Oerd Bylykbashi pak pas përfundimit të seancës së sotme plenare, e cila zgjatur më pak se 20 minuta, ndërsa në të ishin të pranishëm deputetët demokratë që nuk kishin dënime apo masa përjashtuese.

Bylykbashi tha se nuk mund të pretendohet për normalitet përsa kohë kemi zgjedhje farsë, fati i të cilave vendoset nga krimi i organizuar.

Dhe referuar mbetjeve të rrezikshme që u rikthyen mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, Bylykbashi tha se nuk mund të flitet në Kuvend për hallet e qytetarëve, në një kohë kur i gjithë zinxhiri komandues i Portit të Durrësit, nga ku u nisën ngarkesat me mbetje toksike, nuk ndodhet para drejtësisë.

Sipas Bylykbashit, mbetjet toksike janë lejuar të kalojnë përmes Portit me lejen e institucioneve, ndërsa theksoi se Porti është vatra e krimit të organizuar, me licensë nga Rama.

Ai tha se opozita do të vijojë mosbindjen civile dhe protestat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat