Ramaj: Kërcënimet e Bardhit dhe njoftimi në Kuvend i vendimit për Salinjanin nga Rama, raste flagrante, ku drejtësia është larg të qënurit e pavarur

Shqipëria

Ramaj: Kërcënimet e Bardhit dhe njoftimi në Kuvend i vendimit për Salinjanin nga Rama, raste flagrante, ku drejtësia është larg të qënurit e pavarur

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 23:06
Redi Ramaj

Për avokatin Redi Ramaj, fakti që në këto 12 vite Partia Socialiste ka trumbetuar dhe mbështetur reformën në drejtësi nuk do të thotë që ajo nuk ka dashur ta kapër sistemin e drejtësinë.

Në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News”, Ramaj tha se sot jemi shumë larg një pavarësie të sistemit të drejtësisë.

“Politika në Shqipëri në këto 33 vite ka dashur që sistemin e drejtësisë ta ketë gjithmonë nën kontroll dhe fakti që Partia Socialiste në këto 12 vite trumbetoi me të madhe reformën në drejtësi nuk do të thotë që nuk ka pasur interesa për të pasur një kontroll mbi këtë pushtet gjyqësor.

Deklaratat e z. Rama tregojnë të kundërtën. Ai ka folur disa herë dhe ka folur edhe se çfarë do të bënte ai nëse do të ishte gjyqtar, apo prokuror. I ka bërë thirrje SPAK-ut të godasë krahun tjetër gjë që s’është normale për mua. Ka komentuar vendime gjykate dhe më pas ka thënë se nuk i komenton mbasi i ka komentuar për kundërshtarët.

I ka treguar në Kuvend deputetit Ervin Salianji që do të dënohesh pas ca ditësh duke e ditur vendimin e gjykatës paraprakisht pa u dhënë një vendim ndaj tij.

Ka kërcënuar Gazment Bardhin duke i thënë që mbas Salianjit do të merrem me ty, gjë që nuk është normale.

Pra, nuk ëhstë një vend demokratik që aspiron për të shkuar në BE. Pra këto qasje të ndryshme, ku njëherë e zbaton dhe një herë jo vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke nxitur të gjithë Parlamentin për t’i thënë “jo” asaj kur vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë detyruese. Kjo tregon që ne jemi larg kësaj ideje ku një mazhorancë kërkon që drejtësi të pavarur”, theksoi ndër të tjera avokati Redi Ramaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat