“Të dashuruarit e Dumanit, s’jeni njerëz të lirë”, Noka kapet me gazetarët

Shqipëria

“Të dashuruarit e Dumanit, s’jeni njerëz të lirë”, Noka kapet me gazetarët

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 07:16
Deputeti Flamur Noka

Deputeti Flamur Noka debatoi me panelin e gazetarëve në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me drejtësinë e re, SPAK dhe kreun e këtij institucioni Altin Dumani.

Gazetarët i sollën në vëmendje Nokës se përkundrejt tezës së PD se SPAK dhe kreu i saj janë të kapur nga Edi Rama, sipas sondazheve SPAK rezulton institucioni me besimin më të madh nga ana e publikut.

“Ju të dashuruarit e Dumanit, ju që dashuroni Dumanin, po ju kthej një përgjigje, vazhdoni dashurojeni.

Ju të dashuruarit e Dumanit duhet të mësoni një gjë, nuk jeni njerëz të lirë, në një vend ku nuk ka votë të lirë nuk ka njerëz të lirë, ka skllevër që dashurojnë skllavërinë. Ne të opozitës kemi vendosur të mos jemi skllevër, ju vazhdoni përqafoni skllavërinë”, u përgjigj Noka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat