Grabitet gjatë natës shkolla 9-vjeçare në Lezhë, hajdutët marrin regjistrat dhe kamerat e sigurisë

Shqipëria

Grabitet gjatë natës shkolla 9-vjeçare në Lezhë, hajdutët marrin regjistrat dhe kamerat e sigurisë

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Shkolla 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” ka rënë pre e grabitjes gjatë natës në Lezhë.

Burime për gazetaren Brixhilda Deda bëjnë me dije se hajdutët, ende të paindentifikuar kanë thyer xhamin dhe kanë hyre brenda, duke marre një sasi parash, regjistrat, kamerat e sigurisë bashkë me server e shume sende të tjera.

Ndërkohë, ka ardhur edhe një reagim nga policia, e cila thotë se është njoftuar nga  personeli i shkollës 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” në Gjadër, se kishin konstatuar xhamin e dritares së katit të dytë të thyer, por sipas policisë nuk ka ndodhur grabitje.

Nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se në ambientet e brendshme të shkollës  nuk ka hyrë asnjë person si dhe nuk është vjedhur apo dëmtuar asnjë material i brendshëm i shkollës”-sipas policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat