Vidhet “Range Rover-i” në një servis në Kavajë, në pranga 32-vjeçari

Shqipëria

Vidhet “Range Rover-i” në një servis në Kavajë, në pranga 32-vjeçari

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Vodhi një automjet tip “Range Rover”, në një servis në lagjen nr. 7, identifikohet në Kavajë, në pranga 32-vjeçari, me precedent për të njëjtin krim.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se gjatë mëngjesit të datës 28.10.2024, në servisin në pronësi të tij, ishte vjedhur një automjet tip “Range Rover”, Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, identifikoi dhe kapi autorin e dyshuar të kësaj vjedhjeje, shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u mundësua gjetja e automjetit të vjedhur, i cili u sekuestrua bashkë me 2 celularët e të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat