Beleri, “mikpritje” shqiptare/ Ish-kreu i Himarës merr sharje nga qytetarët

Shqipëria

Beleri, “mikpritje” shqiptare/ Ish-kreu i Himarës merr sharje nga qytetarët

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 12:14
Fredi Beleri

Këtë të martë është mbledhur Komisioni Parlamentar i stabilizim Asocimit BE-Shqipëri. Delegacioni i eurodeputetëve të delegacionit të Parlamentit Europian është takuar këtë të martë edhe me Kryeministrin Edi Rama.

Pjesë e delegacionit është edhe Fredi Beleri, por nuk dihet nëse ishte pjesë e takimit të zhvilluar nga kryeministri Rama, pasi preferoi të mos japë koment.

Ndërsa ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, Fredi Beleri është pritur me fjalë fyese. Kanë qenë qytetarët që ndodheshin aty të cilët i janë drejtuar: “A e mban mend Fatmir Shehun”?,- u shpreh një qytetar

“Rrugaç… Turp për atë që të ka futur ty në politikë dhe parlament”, është shprehur një tjetër qytetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat