Gara për drejtuesit e policisë vendore, kanë aplikuar mbi 35 kandidatë! Shumica e tyre mbajnë postet nëndrejtorëve

Shqipëria

Gara për drejtuesit e policisë vendore, kanë aplikuar mbi 35 kandidatë! Shumica e tyre mbajnë postet nëndrejtorëve

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Mbi 35 kandidatë kanë aplikuar deri më tani në garën për drejtuesit e policisë vendore. Ata që kanë dorëzuar dokumentacionet për postet e 12 drejtuesve të qarqeve në Polici.

Shumica e aplikantëve mbajnë postet nëndrejtorëve në Drejtoritë e qarqeve. Sa i përket drejtuesve aktualë, deri më tani konfirmohet se kanë aplikuar:

Ardian Çipa, aktualisht drejtues i policisë së Gjirokastrës

Alfred Elezaj, aktualisht drejtues i policise së Lezhës

Tonin Vocaj, aktualisht drejtues i policisë Tiranë

Gjovalin Loka, aktualisht drejtues i Policisë Korcë

Skënder Hitaj, aktualisht drejtues i policisë Durrës

Ermal Muça, aktualisht drejtues i Policisë Vlorë

Lorenc Panganika, aktualisht drejtues i Policisë së Fierit

Ende nuk dihet se për çfarë drejtorie kanë aplikuar, atë aktualen apo në qarqe të tjera.

Deri tani konfirmohet që nga drejtuesit aktualë nuk kanë aplikuar në garë janë ai i qarkut të Shkodrës, Edmond Sulaj dhe ai i Beratit, Kastriot Skenderaj.

Aplikimet mbyllen sot në orën 16:30, ku aplikantët duhet të dorëzojnë në drejtorinë e përgjithshme shprehjen e interesit për të marrë pjesë në garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat