Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në takimin e zhvilluar për pensionet në Fier, u ndal tek skema për të luftuar informalitetin.
Gjatë fjalës së saj Balluku nënvizoi se gjatë kësaj kohë është bërë një propagandë dezinformuese, ndërsa shtoi se në takimet e zhvilluar me pensionistët janë dëgjuar të gjitha shqetësimet.
“Kam bërë takime në grupe më të vogla ka diskutuar dhe me pensionistët dhe i kam dëgjuar për çështjet që i shqetësojnë.
Ajo që kam vënë re është se është bërë një propagandë dezinformuese”, tha Balluku.