Rama për pensionet: Kemi trashëguar një situatë të vështirë!

Shqipëria

Rama për pensionet: Kemi trashëguar një situatë të vështirë!

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 13:27
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në Fier u ndal tek skema e pensioneve.

Rama u shpreh se është trashëguar një situatë shumë e vështirë, duke bërë thirrje që të mos shmanget sigurimet shoqërore.

“Duhet të kuptohemi jo vetëm për atë që duam të bëjmë, por edhe si mund ta bëjmë. Pensionet janë pjesa me e vështirë e të gjithë mozaikut të zhvillimit dhe sot tema e pensioneve nuk është thjesht për vende si ne, por për të gjitha vendet e pasura, ku në mënyrë të vazhdueshme ngrihet problemi i vështirësisë për të rritur pensione dhe për t’ju përgjigjur financiarisht rritjes së pensioneve në kohë. Sepse çdo pension që rritet për të qëndruar aty në kohë.

Por pse është pjesa më e vështirë? Ndryshe nga pagat pensioni bazohet tek sigurimet shoqërore dhe ndryshe nga pagat që financohet nga buxheti i shtetit, pensioni financohet nga sigurime shoqërore dhe fondi i pensioneve bazohet tek kapaciteti i sigurimeve shoqërore. Ne kemi trashëguar një situatë të vështirë sepse ka pasur dhe ka shmangie të sigurimeve shoqërore.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat