“Deri në 18 mijë pensione të reja çdo vit”, Manjani: Sfida më e madhe e sigurimeve shoqërore

Shqipëria

“Deri në 18 mijë pensione të reja çdo vit”, Manjani: Sfida më e madhe e sigurimeve shoqërore

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 13:40
Olta Manjani

Qeveria ka vijuar takimet e hapura në të gjithë Shqipërinë për të ndarë me pensionistët pikëpamje për skemën e pensioneve.

Në këtë takim është e pranishme edhe zv.Ministrja Olta Manjani, e cila ka thënë se sfida më e madhe që rëndon nga ana financiare këtë skemë është shtimi i pensioneve të reja, që në vit arrijnë deri në 18 mijë më shumë.

Gjatë fjalës së saj, Manjani ka thënë se rritja e moshës mesatare të popullsisë, rëndon skemën e sigurimeve shoqërore.

Olta Manjani: Sfida më e madhe që rëndon nga ana financiare dhe skemën e sigurimeve shoqërore, lidhet me faktin se çdo vit, skemës i shtohen nga 15 mijë deri në 18 mijë pensione të reja. Pra nëse në qarkun e Fierit, aktualisht, janë rreth 80 mijë pensionistë, parashikohet që në fund të vitit 2024, vetëm në këtë qark, numri i pensionistëve të rritet me 2 mijë. Pra nga njëra anë kemi të ardhurat, por nga ana tjetër kemi rritjen e shpenzimeve, të cilat për shkak të rritjes së moshës mesatare të popullsisë, sigurisht që rëndon skemën.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat