Vasili i bashkohet protestës, flet për herë të parë për arrestimin e Ilir Metës

Shqipëria

Vasili i bashkohet protestës, flet për herë të parë për arrestimin e Ilir Metës

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 18:17
Petrit Vasili

Petrit Vasili ishte i pranishëm këtë të martë në protestën e opozitës, ku së bashku me deputetë dhe anëtarë të Partisë së Lirisë u vendosën në autostradën tiranë- Durrës, afër vendit ku u arrestua kreu i tyre, ish-presidenti Ilir Meta.

Ai ka komentuar për herë të parë edhe për arrestimin e ish-Presidentit.

“Për mua ka qenë një lajm shokues. Një veprim i cili nuk duhet të kishte guximin dhe kurajën që simbolizonte të vetmin njeri që ka qenë pikë referimi kushtetues dhe patriotik. Sepse sot nëse ende nuk kanë guxuar të vënë firmën e fundit për detin, ishte se e ndaloi Ilir Meta.

Ai ishte një atentat ndaj një burri që zbaton ligjin. Mesazhi që dhanë këta është se horrat duhet të jenë të qetë dhe ata që zbatojnë ligjin duhet të jenë të shqetësuar”,-tha Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat