Tre ambulanca në pak minuta, protestuesit i hapin rrugën dhe…

Shqipëria

Tre ambulanca në pak minuta, protestuesit i hapin rrugën dhe…

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Të paktën 3 ambulanca kanë kaluar në një prej pikave që prej orës 17:00 janë bllokuar nga mbështetësit e opozitës në kuadër të mosbindjes civile.

Nga momenti kur është ndalur qarkullimi i mjeteve në ish-sheshin Shqiponja.

Atje ku janë mbledhur demokratët e Tiranës dhe Dibrës, dhe deri rreth orës 18:00, kanë kaluar 3 ambulanca me sirena ndezur.

Përafërsisht çdo 20 minuta një ambulancë, ndërsa protestuesit i kanë hapur rrugën, duke lejuar kalimin e tyre pa probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat