“Kalova 16 muaj në një qeli shqiptare”, Beleri flet pasi u godit me vezë në Tiranë: Shqipëria të tregojë që dëshiron të jetë pjese e Europës

Shqipëria

“Kalova 16 muaj në një qeli shqiptare”, Beleri flet pasi u godit me vezë në Tiranë: Shqipëria të tregojë që dëshiron të jetë pjese e Europës

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 18:56
Fredi Beleri

Beleri: Urrejtja që zoti Rama ka ndaj meje dhe minoritetit etnik grek në Himarë nuk kalon.

Fatkeqësisht Shqipëria vend kandidat për anëtaresim në Bashkimin Europian tregoi sot çvlerësim të organeve europiane në të cilin dëshiron të anëtarësohet por edhe çvlerësim të marrëveshjeve që ka firmosur për të mbrojtur përfaqësitë diplomatike.

Kalova 16 muaj në një qeli shqiptare.

Këto sulme nuk më trembin. Shqipëria duhet të tregojë me vepra që dëshiron dhe duhet të jetë në Europë.

Kjo nuk mund të bëhet nëse nuk mbyllen plagët e vjetra në demokraci dhe në shtetin e të drejtës. Dhe nëse nuk rrespekton të drejtat e minoritetit etnik grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat