Për analistin Fitim Zekthi, protesta e sotme e opozitës nuk i shërben kërkesës politike për krijimin e qeverisë teknike.
Në studion e “Opinion” në Tv Klan, ai theksoi se Partia Demokratike e ka zbritur veprimin e saj në gjëra shumë të vogla.
“Kërkesa për qeveri teknike është jashtëzakonisht politike, shumë e fortë! Nuk mundet kjo kërkesë të realizohet duke bërë akte të bllokimit të rrugëve. Protesta ishte shumë e mirë, paqësore, e lavdërueshme…Por do kishte kuptim si protestë po të bëhej si në botë, nga bujqit, ambientalistët…
Historia politike e botës tregon që këto protesta zhvillohen nga grupe që janë pakicë në shoqëri që kërkojnë të sensibilizojnë pjesën tjetër. Mua më vjen keq që Partia Demokratike po e zbret veprimin e vet politik të rezistencës paqësore në gjëra të vogla. Po vepron si subjekt shumë i vogël. Bllokimi i rrugëve bëhet kollaj. Kërkesa si rrëzimi i qeverisë bëhet me protesta masive paqësore”, u shpreh Zekthi.