Ndryshe nga mendimi i Blendi Fevziut se Partia Demokratike nuk është e hapur, Alba Kepi dhe Floriana Garo mendojnë ndryshe. Kepi argumentoi në emisionin “Opinion” në Tv Klan se ajo si anëtare e këshillit bashkiak është zgjedhur nga shoqëria civile. Sipas saj, elita e PD është një tjetër histori.
Garo gjithashtu shtoi se edhe ajo është hyrje e re në kryesinë e PD në një periudhë të vështirë. Sipas zëdhënëses së partisë, të rinjtë duhet të tregojnë se cili është momenti kur do të vendosin të bëhen pjesë.
Alba Kepi: Nuk jam dakord me narrativn që PD nuk po hapet. Zgjedhjet e 2023-shit treguan se kandidatës e këshillit bashkiak mes të cilëve jam edhe unë, u zgjodhën nga shoqëria civile, nuk ishin njerëz të strukturave, nuk ishin njerëz të departamenteve dhe nuk jam dakord se i kam dëgjuar disa herë në studio që nuk hapet, nuk hapet. Në qoftë se i referoheni elitës së Partisë Demokratike apo Kryesisë, aty është një çështje tjetër. Për sa i takon përpjekjeve…
Blendi Fevziu: Patjetër, kush është partia? Anëtarët e këshillit bashkiak po më pyete mua, ty vetëm të njoh, s’njoh asnjë, por fytyrat e kryesisë janë përditë në televizor dhe janë në kontakt. Ata e ndërtojnë imazhin.
Floriana Garo: Unë jam e re në kryesinë e partisë Demokratike. Nuk kam qenë e përfshirë më përpara në politikë, kam ardhur në vitin 2021 dhe sigurisht që erdha në një kohë të vështirë për Partinë Demokratike dhe aty tregohet, pra këto fytyra të reja do të vijnë në kohë të lehta dhe të bukura apo do të vijnë në kohë të vështira.
Blendi Fevziu: Mund të vijnë edhe në kohë të lehta, secili ka funksionin e tij.
Floriana Garo: Edhe në kohë të lehta dhe të bukura ne do t’i mirëpresim, por secili do të japë kontributin e vet.