Gazetarja Anduena Llabani tha në emisionin Now në Euronews Albania se angazhimi me forca të shtuara të policisë në akset e bllokuara nga opozita tregonte se potenciali për trazirav ishte i madh.
Llabani tregoi se policia kishte informacion se do sulmoheshin pikat e karburantit ndaj ishte bërë edhe rreshtimi i policëve pranë tyre.
“Një mosbindje civile nuk bëhet vetëm me militantë, pashë një mungesë të theksuar të njerëzve. Në këtë protestë, pritej sipas informacioneve të policisë, madje shumë institucione ishin vendosur në survejim të plotë.
Të gjitha këto 1 mijë forca policie të shpërndara në qarqe kanë qenë të angazhuar edhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ka pasur edhe informacione që pika karburanti mund të sulmoheshin. Mosbindja civile unë di që parashikon çdo gjë”, tha Llabani.