Opozita shqiptare organizoi pasditen e së martës, datë 29 Tetor, një protestë masive, duke bllokuar për tre orë akset kryesore të rrugëve kombëtare dhe duke paralizuar qarkullimin e mjeteve. Protesta, e cila ishte thirrjes e një aksioni për të kërkuar një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira, shënoi tensione në disa pika, veçanërisht në hyrjen perëndimore të Tiranës dhe në daljen nga Elbasani.
Në vendet e njoftuara për protestë, drejtues të opozitës vendosën automjetet e tyre, duke u bashkuar me disa qindra mbështetës. Fillimisht, situata u ishte e qetë por tensioni u rrit kur policia filloi të kërkonte lirimin e rrugëve.
Në Tiranë, forcat e policisë u pozicionuan me skafandra dhe mburoja, një veprim që opozita e cilësoi si provokim, çka çoi në përplasje të shkurtra mes protestuesve dhe policisë. Gjatë protestës, disa “episode” përfshinë vënien e zjarrit në grumbuj me goma anës rrugëve, ndërsa pjesa më e madhe e protestës kaloi pa incidente të rënda.
Policia shoqëroi 11 persona në Elbasan pas tensioneve dhe përplasjeve mes qytetarëve dhe uniformave blu.
Pas protestës, Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, theksoi se qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë, ku paralajmëroi se mosbindja civile do të vazhdojë.
“Qëndresa dhe rezistenca jonë do të vazhdojë. Rezistenca jonë do sjellë zgjidhje. Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Noka në mbyllje të aksionit opozitar.