Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, u shpreh se me protestën e djeshme u çlirua për tre orë kombi dhe u rifitua sovraniteti.
Ai ka falenderuar të gjithë të pranishmit që i quajti heronj dhe guximtarë.
“Mbrëmë Shqipëria u çlirua për tre orë, rifitoi sovranitetin për 3 orë.
Fitorja më e madhe është mesazhi i shpresës që u përcollëm shqiptarëve: Opozita nuk ka frikë nga narkoshteti. Falenderim për heronjtë dhe guximtarët”, u shpreh ai.