Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, u shpreh se protesta e radhës mund të zgjasë me ditë ose javë nëse është e nevojshme.
Ai Ka paralajmëruar se në protestën e radhës nuk do të ketë vetëm bllokim rrugësh.
“Herën tjetër do të jetë 3 ditë ose 3 javë nëse është nevoja,.
Jo vetëm bllokim rrugës por edhe okupim i institucioneve pa të cilat narkoshteti nuk funksionon dot”, tha ai.