Publikohet lista/ Ja kush janë 43 kandidatët që konkurrojnë për drejtues Policie në 12 qarqe të vendit

Shqipëria

Publikohet lista/ Ja kush janë 43 kandidatët që konkurrojnë për drejtues Policie në 12 qarqe të vendit

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

43 kandidatura janë dorëzuar tashmë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së shtetit në lidhje me hapjen e garës për Drejtoritë Vendore.

Policia e Shtetit teksa ka publikuar listën, mes tyre Drejtorët Aktual, janë Tonin Vocaj që aktualisht drejton Policisë e Tiranës, Skënder Hitaj që Drejton Policinë e Durrësit apo Ardjan Çipa në Gjirokastër.

Teksa në listë ka edhe emra të efektivëve të Policisë që janë se sektorë të tjerë, por kanë aplikuar për drejtoritë e vendit në 12 qarqe.

Njoftimi i policisë:

Mbështetur në pikën 1, pikën 2, shkronja “c” dhe I” të nenit 55, pikën 3 dhe 4 të nenit 61, të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zevendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit, në Policinë e Shtetit”, si dhe në pikën 10 të urdhrit nr.1400, datë 21.10.2024, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, “Për shpalljen e thirrjes për konkurrim për pozicionin drejtor vendor i policisë, në Policinë e Shtetit”, njoftojmë se:

Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor të drejtorisë vendore, në Policinë e Shtetit, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, bën publike listën emërore, sipas rendit alfabetik, të punonjësve të Policisë që kanë shprehur interesin për të konkurruar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore”, në Policinë e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat