Procesi i Gërdecit/ Mediu kundërshton shifrat e ekspertëve për dëmin financiar

Shqipëria

Procesi i Gërdecit/ Mediu kundërshton shifrat e ekspertëve për dëmin financiar

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 15:29
Fatmir Mediu

Në gjykatën e posaçme po vijon procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtës Fatmir Mediu që është marrë i pandehur për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim në lidhje me dosjen Gërdeci.

Në seancën e së mërkurës, Mediu kundërshtoi gjetjet e ekspertëve financiare mbi përllogaritjet e dëmit që iu shkaktua buxhetit shkaktuar për procesin e ngritjes së fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Ish-ministri e cilësoi aktin e hartuar prej tyre të pa vlefshëm dhe me të meta.

Më herët Mediu përmes avokatëve të tij i ka kërkuar gjykatës të urdhërojë një riekspertim pjesor për të nxjerrë përllogaritjet e dëmit që iu shkaktua buxhetit të shtetit pas lidhjes së marrëveshjes për demontimin e armëve në Gërdec, por kërkesa u rrëzua nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Nga ana tjetër edhe avokatët pretenduan në seancë se akti i ekspertimit është me të meta në përmbajtjen e tij dhe në të njëjtën kohë procesi i demontimit dhe çmilitarizimit është bërë mbi përllogaritje të gabuara. Ish-ministri i Mbrojtes Fatmir Mediu është marrë i pandehur për shpërdorim detyre me dyshimin se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në Gërdec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat