Ministri i Jashtëm Igli Hasani me anë të një postimi në X shkruan se njohja e progresit të Shqipërisë, në komunikimin e këtij viti mbi Politikën e Zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe Raportin 2024 për Shqipërinë, pasqyron angazhimin e fortë të qeverisë në përparimin e reformave dhe për të fituar ritmin në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Ne jemi veçanërisht të inkurajuar nga mbështetja e Komisionit për qëllimin tonë ambicioz, për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, si dhe për hapjen e një grupi tjetër të kapitujve këtë vit”, shprehet Hasani.
“Njohja e progresit të Shqipërisë, në komunikimin e këtij viti mbi Politikën e Zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe Raportin 2024 për Shqipërinë, pasqyron angazhimin tonë të fortë në përparimin e reformave dhe për të fituar ritmin në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ne jemi veçanërisht të inkurajuar nga mbështetja e Komisionit për qëllimin tonë ambicioz, për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, si dhe për hapjen e një grupi tjetër të kapitujve këtë vit.
Shqipëria mbetet e palëkundur në përafrimin e plotë me politikat e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke mbështetur parimet evropiane të sigurisë. Ne do të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv në promovimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajonin e Evropës Juglindore”, shkruan Hasani në X.