Masakra në Shkodër, reagon Gazment Bardhi

Shqipëria

Masakra në Shkodër, reagon Gazment Bardhi

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 16:56
Gazment Bardhi

Gazment Bardhi: Në Shkodër, në mes të qytetit, ndodh një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur, ngjarje që nëse Policia do ishte e fokusuar në punën e saj mund dhe duhet të ishte parandaluar.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Edi Ramës, deri në absurditetin e “arrestimit” edhe të makinave.

Është një akt kriminal nxjerrja e Policisë së Shtetit jashtë funksioni!

Kjo sjell cënim të sigurisë publike dhe akte të rënda si kjo e sotmja. Policia e Shtetit që supozohet të luftojë krimin, është shndërruar në mbrojtëse e krimit dhe në vegël në dorën e tij për të goditur opozitën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat