Festat e Nëntorit/ Rrobaqepësi nga Fieri bën gati flamurin 800 metra/katrorë

Shqipëria

Festat e Nëntorit/ Rrobaqepësi nga Fieri bën gati flamurin 800 metra/katrorë

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 17:07
Kristaq Ziu

Në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit, një flamur i përmasave gjigante është duke u përgatitur në Fier.

Kjo falë Kryetarit të Shoqatës Atdhetare për Unitet dhe Bashkim, Kristaq Ziu. Ky i fundit është duke qepur flamurin e përmasave 800 metër katror.

Ky është jo vetëm flamuri i krenarisë kombëtare, por edhe i bashkimit ndër shqiptarë ka pohuar Ziu, i cili që prej tre ditësh po merret me qepjen e flamurit më të bukur në botë!

“Ne pretendojmë ta kemi Shqipërinë e bashkuar jo vetëm për festat e Nëntorit apo stadium, por shqiptarët duhet të jenë 24 orë të bashkuar për çështjet e flamurit”, tha ai.

Ziu ka dhënë mesazhin për gjithë shqiptarët anembanë botës ta mbajnë gjithmonë në zemër flamurin kuq e zi që është larë me gjak ndër breza.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FieriSot (@fieritoday)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat