Protesta e pensionistëve, Marka: Historike! Ne çmimet i kemi si në Gjermani, pensionet si në Afrikë...

Shqipëria

Protesta e pensionistëve, Marka: Historike! Ne çmimet i kemi si në Gjermani, pensionet si në Afrikë...

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 22:44
Jani Marka

Qindra pensionistë u mblodhën para kryeministrisë në protestë për diskriminimin që iu është bërë ndër vite me pensionet e pakta që marrin.

Për të folur më tepër rreth protestave në Shqipëri, i ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte pedagogu Jani Marka.

"Protestat do të vazhdojnë. Kjo protestë e pensionistëve është historike. Kurrë më parë nuk ishin bërë bashkë 500-600 pensionistë për hallin e tyre konkret, pensionin. 

Si do e shkëpusim Edi Ramën nga krimi organizuar? Nëpërmjet votës. Pensionistët kanë një rol vendimtar. Është e tepërt që të flasim për gjendjen e tyre. Ne çmimet i kemi si në Gjermani, e thotë Eurostati, sidomos çmimet e shportës së ushqimeve. Ndërsa pensionet janë si në Afrikë. E çfarë të bëjnë këta njerëz, përveç se ti zgjasin dorën fëmijëve?

Ne e dimë që nga 2008 e deri më sot remitancat kanë arritur kulmin, praktikisht janë ai shteti social i munguar që ndihmojnë prindërit e tyre në Shqipëri", tha Marka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat